×
  • Lajme
  • Lajme / Trajnimi i minatorëve

    Udhëzimi i ri Administrativ, ndërmarrja Trepça: Do të rritet efikasiteti në miniera

    Reporteri
    28 Gusht 2024 | 15:19

    Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajnimin dhe certifikimin e minandezësve nga institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndërmarrja thotë se me këtë udhëzim do të krijohen mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritje të efikasitetit në minierat e Trepçës.

    Postimi i plotë:

    Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit do të mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet e Republikës së Kosovës.

    Ndërmarrja Trepça Sh.A., e falënderon Qeverinë e Republikës së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për ta ngritur Trepçën në vendin që e meriton.

    Ky udhëzim do të krijojë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritje të efikasitetit në minierat e Trepçës. Ky veprim do të kontribuojë në stabilizimin e situatës dhe do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të ndërmarrjes.

    Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. është duke punuar intensivisht për zgjidhjen e problemeve që e kanë shoqëruar ndërmarrjen ndër vite.

    Për Trepçën e minatorëve!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!