Këtë vit për shkak të pandemisë çdo gjë sa i përket turizmit është vonuar.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha se në Ulqin nuk ka të infektuar dhe ata po i përmbahen masave që janë marra nga qeveria qendrore e Malit të Zi.
“Me masat e reja ne mund të presim 100 mijë turistë. Ne i ftojmë turistët kosovarë që të vizittojnë Ulqinin, ne kemi marrë të gjitha masat dhe për të ruajtur distancën”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit ‘Mirëmëngjesi Kosovë’, në RTK.
Sipas tij Ulqini dhe Mali i Zi varet nga turizmi.
“Nga nesër do të fillojnë të punojnë të gjitha në Mal të Zi. Ne presim të hapen kufijt, kosovarët janë të mirëseardhur,ata vijon në shtëpinë e tyre”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.