×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe drejtori i Prishtinës publikon një foto te ura e famshme e San Franciskos ku Kurti xhiroi video

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 21:07

    Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka publikuar një fotografi te Golden Gate në San Francisko, SHBA.

    Me këtë foto, Dushi i është ‘kundërpërgjigjur” kryeministrit Albin Kurti, i cili pak më herët publikoi një video prej aty.

    “San Francisco: Kur jam kan nji vakt i ri”, shkroi Dushi.

    Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti është lajmëruar pas vizitës në Kaliforni, përmes një video që e ka incizuar te “Golden Gate Bridge”, ura e famshme në San Francisko, shkruan Reporteri.net

    Përmes kësaj videoje, Kurti ka njoftuar për takimet me kompanitë që ka zhvilluar.

    Ka thënë se qëllimi kryesor i vizitës në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore të investimeve në sektorin e teknologjisë së informacionit

    “Sapo përfunduam vizitën tonë dyditore në San Francisko të Kalifornisë. Në Silicon Valley, qendrën amerikane të teknologjisë së informacionit, zhvilluam një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si Linkedln, VMËare, Airbnb, Microsoft dhe Uber; por edhe me firmat investuese Andreessen Horoëitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje në financa për talented kreative të Kosovë. Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social, si dhe me profesionistë të teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në kuadër të dialogut me mërgatën, e të cilët punojnë në Oracke, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë e shumë të tjera”, ka thënë Kurti.

    Ai ka bërë me dije se vizitën do ta vazhdojë për në Dallas të Texasit.

    “Qëllimi kryesor i vizitës sonë në shtetin e Kalifornisë ka pasur për focus vendosjen e Kosovës në hartën botërore të investimeve në sektorin e teknologjisë së informacionit. Kompanitë me të cilat u takuar i kemi njoftuar për progresin ekonomik, teknologjik dhe demokratik në Kosovë, për planet e Qeverisë sonë në të ardhmen dhe për mundësitë e pasura për investim në vendin tonë. Nga këtu fluturojmë për Dallas në Texas”, ka deklaruar kryeministri.

    Ndryshe, Kurti është në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga e premtja./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!