×
  • Lajme
  • Lajme

    Urimi i parë Albin Kurtit i vije nga Ali Ahmeti: Ju priftë e mbara dhe dalshi faqebardhë

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 20:23

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Albin Kurtin pasi ky i fundit mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës për të dytën herë.


    “I nderuari z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i dashur Albin, me kënaqësi të shpreh uratat më të sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së përgjegjshme”.

    “Tek unë dhe të gjithë ne pranë BDI-së keni partnerë në avansimin e marrëdhënieve tona në interes të qytetarëve tanë”, shkruan Ahmeti në Facebook.

    Ahmeti më tej thekson se Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira.

    “Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira dhe unë qëndroj pranë teje në ballafaqimin me çdo vështirësi sepse rajoni ynë ka nevojë për tejkalim të menjëhershëm të çështjeve të hapura dhe hapërim të përbashkët drejt Bashkimit Europian.Ju priftë e mbara dhe dalshi faqebardhë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!