×
  • Lajme
  • Lajme / Ushtria

    Ushqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 22:36

    Një nga çështjet më të përfolura ditëve të fundit është ushqimi që i servohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas kritikave që u ngritën për cilësinë e tij, si rezultat i skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim.

    Për këtë çështje ka folur sot ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku ka thënë se nga viti 2015 furnizimi është bërë në mënyrë emergjente dhe në minutën e fundit, çka ka krijuar hapësira për keqpërdorim.

    “Njëra ndër qëllimet kryesore që ka qenë edhe i vendosur në programin e LVV-së, ka qenë që të krijohet sa më shumë vetë qëndrueshmëri në ushtri. Vetëqëndrueshmëria në ushqim është bazike për funksionin dhe për operacionalitetin e FSK-së”.

    “Prandaj përmes këtij koncepti, përveç që do të kursejmë para, do të kemi një siguri në aspektin e furnizimit të njësiteve tona me ushqim, dhe do të kemi një mos-varësi për elementet bazike nga operatorët që nuk do të ishte e keqe në gjendje normale por nuk mund të planifikohet që të bëhet kur kemi operacione dhe luftime…”, ka deklaruar Maqedonci. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!