×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Ushtarë amerikanë të KFOR-it ushtrojnë me mitralozë në Gjakovë: Trajnim thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave

    Reporteri
    31 Mars 2025 | 19:03

    Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it kanë kryer stërvitje me mitralozë M240 dhe M249 në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

    “Trajnimi dhe aftësimi i ushtarëve në sisteme të ndryshme armësh është thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave të KFOR-it”, u tha në njoftim.

    KFOR-i tha se këto përpjekje janë “pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!