×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh prekës për babain që gjendet në Hagë: 6 muaj liri e mohuar pa të drejtë

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 10:16

    Sot janë bërë 6 muaj që nga arrestimi nga Gjykata Speciale i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.


    Ndërsa, vajza e tij, Gresa Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” thotë se 6 muaj po i duken si 600 vjet pa babain afër.

    ”Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, ka shkruar Gresa.

    Kujtojmë se më 4 nëntor, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!