×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza që nuk besonte se NATO kishte hyrë në Kosovë: Erdhën, por shumë vonë për familjen time

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 17:48

    Kosova sot shënon 22-vjetorin e përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe.


    Fushata e bombardimeve të NATO-s që nisi më 24 mars përfundoi në qershor, e pas përfundimit të luftës me dhjetra refugjatë në malet e Drenicës, kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre në të cilat thuajse nuk gjetën asgjë përvec hirit të shtëpive.

    Gjatë asaj kohe, disa gazetarë të Reuters kishin takuar grupin e refugjatëve dhe kishin intervistuar një vajzë. Vajza e re e cila kishte humb babain dhe vëllaun në luftë, fliste në gjuhën angleze dhe nuk e kishte idenë se Kosova u çlirua dhe NATO tashmë ka hyrë në Kosovë.

    Sot, ajo është ftuar në emisionin ‘Frontal’ me Arsim Lanin në T7, e cila ka treguar për historinë e saj.

    Valdete Isufi-Elshani ka treguar historinë e dhimbshme të jetës së saj, në të cilën iu vranë 18 familjarë të ngushtë.

    “Kur mu kabo pyetja nga gazetari, unë nuk mund t’i besoja atij, se ushtarët e NATO-s kishin hyrë në Kosovë, pastaj ai më bindi. Mirëpo forcat e natos ishin pak vonë për familjen time. Emocionet ishin të ndryshme, isha e kënaqur që NATO erdhi në Kosovë, por e disha që forcat e NATO-së ishin pak vonë për familjarët e mi”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!