×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla për konfliktin në Izrael: Kosova është vend i vogël që gajlet e botës t’i sjell në Prishtinë

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 18:14

    Gazetari Valon Syla ka kritikuar qeverinë që ka marrë një qëndrim në lidhje me konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve.


    I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se “Kosova është vend i vogël që gajlet e mëdha të botës t’i sjell në Prishtinë”.

    “Mendoj që Kosova nuk duhet të ketë qëndrim në lidhje me këtë çështje. Konflikti është i vjetër. Palestinezët nuk janë zëri i të gjithë arabëve. Kosova është vend i vogël që gajlet e mëdha të botës t’i sjell në Prishtinë”, ka thënë ai.

    Ndërsa, Syla është shprehur se qeveria me reagim të vonshëm për këtë çështje po luan lojëra.

    “Reagimi i qeverisë ka qenë i vonshëm. Pra ndodhin ngjarjet në Izraeli midis izraelitëve dhe palestinezëve ku pati shumë viktima. Problemi është te loja që Qeveria Kurti bashkë me ministren e Jashtme po luajnë duke dalur me reagim të vonoheshim kinse tani jemi me Izraelin”, ka thënë ai.

    Përndryshe, ai është shprehur se historia e luftës e Kosovës është e ndryshme nga ajo e Palestinës.

    “Janë ngjarje të ndryshme. Kosovarët nuk kanë hedhur kurrë raketa dhe nuk ka pasur grupe terroriste si Hamasi”, ka shtuar ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!