×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Varrosen dy vëllezërit gjilanas që gjetën vdekjen nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 13:12

    Dy vëllezërit Isa e Shemsedin Abazi nga Livoçi i Gjilanit të cilët u gjetën të vdekur nën gërmadhat e një hoteli në Durrës janë varrosur sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit.


    Për t’i dhënë lamtumirën e fundit në varrim ishin shumë qytetarë, shkruan Reporteri.net.

    Ata u zunë nën gërmadha në një hotel që u rrëzua në Durrës, ku trupat e tyre u nxorën pasi disa orësh.

    Nga tërmeti që goditi Shqipërinë deri më tani janë konfirmuar 40 viktima dhe mbi 600 të lënduar.

    Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!