Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Operacioni ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fajdeve dhe është duke u zhvilluar në katër rajone, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë të jugut e Gjilan.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka filluar realizimin e një operacioni policorë, i cili përfshinë disa lokacione në katër rajone, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë Jugu dhe Gjilan.
Operacioni policor ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fenomenit të fajdeve, ku për informacione dhe detaje shtesë do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Ndërkaq, Prokurori Rasim Maloku theksoi se aksioni është vazhdimësi i rastit “Brezovica”.
“Është duke u zhvilluar një aksion. Ka rrjedhë prej rastit “Brezovica”. Ka të bëjë me fajde”, ka thënë Maloku. /Reporteri.net/