×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon kërkimi i Driton Stanës, vushtrriasit të zhdukur që nga 9 shkurti

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 16:48

    Ende po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Driton Stranës nga Vushtrria, i cili është i zhdukur që nga data 9 shkurti i këtij viti, shkruan Reporteri.net.


    Kërkimet për Stanën po udhëhiqen nga njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së, por deri më tani nuk është arritur gjetja e 56-vjeçarit.

    Gjatë ditës së sotme, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vizituar njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së që po merret me kërkimin e personit të humbur Driton Strana.

    Ai bëri apel te të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion për të, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

    “Sot kam vizituar njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së në krye me rreshterin e klasit të parë Safet Kelmemdi, që po merret me kërkimin e personit të humbur Driton Strana, i zhdukur pa gjurmë që 9 shkurti 2021.

    FSK, Policia dhe Drejtoria komunale e emergjencave po bashkëpunojnë ngushtë dhe janë në kërkim të z. Driton Strana, ndërsa kushdo që ka informata për këtë qytetar, luten që të lajmërojnë Policinë e Kosovës”, shkroi Tahiri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!