×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon mot i ftohtë dhe me shi edhe në 5 ditët e ardhshme

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 8:14

    Mot i freskët, jostabil dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu mbetet deri nga mesi i javës së ardhshme.


    Sipas parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme pritet rritje e temperaturave si dhe më shumë intervale me diell.

    Datat:

    30.05 – Në mëngjes intervale me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me mundësi për bubullimë.

    31.05 – Freskët, kryesisht vranët. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

    1.06 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

    2.06 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

    3.06 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

    Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë kohore dhe pak nën vlerat mesatare. Minimalet do të luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet nga 15C deri 18C.

    Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-7m/s.

    Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres përreth vlerave normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!