×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon ndërtimi i shtëpive në veri, do të vendosen qindra serbë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 12:36

    “Lugina e Diellit” po vazhdon të marrë formë me dhjetëra shtëpi të mirëndërtuara. Ky projekt tashmë ka hyrë në një fazë të punimeve intensive.


    Siç shihet në fotot e siguruara sot nga Reporteri.net, punimet po ecin me ritëm të shpejtë. Së shpejti në këto shtëpi do të vendosen për banim rreth 1500 serbë.

    Për financimin e këtij projekti shteti serb kishte ndarë ndarë hiç më pak se 25 milionë euro për një lagje të tërë në këtë pjesë të Zveçanit.

    Banorët e pjesës veriore të banuara me shqiptarë, si fshati Suhadoll, janë shprehur të shqetësuar me rritjen e ndikimit të Serbisë në këtë pjesë.

    Ndërkohë institucionet e Kosovës janë gjunjëzuar përballë shtetit serb, i cili investoi milionat në këtë projekt.

    Ndonëse ishte urdhëruar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit që të ndërpritet ndërtimi i këtyre objekteve të banimit, punimet edhe sot kanë vazhduar.

    Ndryshe, Komuna e Zveçanit shtrihet në disa kodra që janë ngjitur me Mitrovicën e Veriut, dhe kanë një pamje të gjera që përfshin edhe Mitrovicën e Jugut. Zveçani shtrihet në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!