Drejtori për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj, ka mbajtur sot një konferencë për medie lidhur me informimin për shpërndarjen e pakove ushqimore në Prishtinë.
Në këtë konferencë ai ka bërë të ditur se shpërndarja e 2000 pakove për familjet në nevojë ka filluar dje (08 maj, 2020), do të vazhdojë sot dhe nesër.
“Dje kemi filluar një aksion të iniciuar nga Komuna e Prishtinës për t’i shpërndarë mbi 2000 pako në Prishtinë për familjet në nevojë. I kemi rreth 500 familje me asistencë sociale. Ndërsa janë diku 100 persona të përfshirë në shpërndarjen e pakove”.
“Këto janë ndihma që janë blerë nga Komuna e Prishtinës. Ne e kemi dizajnuar një pako që mund t’i shërbeje një familjeje prej 3-4 anëtarësh për 1 muaj”.
Në shpërndarjen e pakove në fjalë është duke ndihmuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Togeri Fiton Kastrati ka thënë se FSK është gjithmonë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë kohës së pandemisë.
“Edhe kësaj radhe aksioni jonë është që ta mbështesim Komunën e Prishtinës për ta arritur qëllimin e saj që familjeve me nevojë t’u lehtësohet gjendja ekonomike”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.