×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 20 vjeçarja në Spitalin e Traumës, shkon në 51 numri i viktimave nga termeti

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 12:38

    Ajo ishte në gjendje koma prej tre ditësh.


    Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, vdes në spitalin e Traumës 20-vjeçarja, Xhesika Biqiku. Ajo ishte në gjendje koma prej tre ditësh. 20-vjeçarja u aksidentua në momentin e tërmetit pasi po tentonte të largohej i ra një tullë në kokë.

    Nga ana tjetër, aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore në spitale 40 persona, 33 në spitalin e Traumës, 4 në Durrës dhe 3 jashtë vendit.

    Mbi 5 mijë persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!