×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Vdes 25-vjeçari i lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri në Prizren

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 18:45

    Ka vdekur 25-vjeçari i lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve që ndodhi në natën e Vitit të Ri në Prizren.

    Këtë e ka konfirmuar për gazetë online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se ai ka qenë duke u trajtuar në Turqi.

    “Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024, (shpërthimi i fishekzjarrëve), si pasoje e lëndimeve të marra ka vdekur sot”, ka theksuar Bytyqi.

    Ai ka theksuar se viktima, A.M, i lindur më 13 gusht të vitit 1999, për shkak të plagëve të rënda ishte transferuar në Turqi për shërim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!