×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 50-vjeçari në Ferizaj, u godit me grusht në kokë në parking

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 16:23

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pasdite ka ndodhur një përleshje në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një person ka goditur me grusht dhe e ka rrëzuar për tokë një 50-vjeçar, i cili ka vdekur pasi nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.


    Policia thotë se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt.

    “Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar) i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, njofton policia.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

    Policia thotë se hetuesit policorë janë duke punuar intensivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!