×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes anëtari i LDK-së

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 14:06

    Ish-zëvëndëskryeminsitri dhe zyrtari i lartë i LDK’së, Avdullah Hoti, njofton se ka vdekur njëri prej anëtarëve të LDK-së.


    Është fjala për aktivistin të LDK’së nga Rahoveci, Samedin Dula, shkruan Reporteri.net

    Dula gjatë aktivitetit të tij politik kishte qenë anëtar i kryesisë në nëndegën e LDK’së “Sheshi i Republikës” në Rahoves, raporton Express.

    Ndër të tjera Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, në emër të tij dhe të strukturave të degës së LDK’së në Rahovec

    “Sot u nda nga jeta z. Samedin Dula, nje mik e bashkepunetor, njeri i urte e i respektuar, anetar i Kryesise te Nendeges se LDK-se “Sheshi i Republikes” ne qytetin e Rahovecit.Ne emrin tim dhe te te gjitha strukturave te LDK-se ne Rahovec, i shpreh ngushllime familjes se Samedinit dhe gjithe miqve te tij. U prehte ne paqe”, ka njoftuar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!