×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Vdes e moshuara në Podujevë pasi pësoi sulm në zemër nga frika e qenve që e ndoqën

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 16:49

    Një grua në fshatin Obranq të Podujevës ka vdekur pasi ka pësuar sulm në zemër nga frika nga një qen që po e ndiqte.

    Këtë e ka konfirmuar shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri.

    “Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdek si pasojë e sulmit në zemër, si pasojë e frikës, nuk ka pasë kafshim. Qentë e kanë ndjek, për shkak të frikës, ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Megjithëse, ne e kemi rianimu, e kemi kthy prapë në jetë mirëpo pas gjysmë ore ka vdek”, tha ai për Express.

    Beqiri tha se nuk ka informacione rreth moshës së saktë të viktimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!