×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti në Bajqinë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 22:01

    Ka vdekur edhe personi i dytë i lënduar nga aksidenti i së dielës në fshatin Bajqinë të Podujevës.


    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo ka thënë se bëhet fjalë për një të ri Ç.G. 18-vjeçar.

    “Sot rreth orës 16:30 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi i cili është lënduar në aksidentin që ka ndodhur me datën 28 prill 2019 në fshatin Bajqinë të Podujevës. Bëhet fjalë për viktimën mashkull Ç.G. 18 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

    Kujtojmë se para katër ditësh Reporteri.net raportoi për aksidentin e trafikut të ndodhur në fshatin Bajçinë të Podujevës, ku një person mbeti i vdekur në vendngjarje.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!