×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në moshë të re fotografi kosovar, djali i Igballe Hudutit

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 7:28

    Ka vdekur në moshë të re fotografi i njohur kosovar, Ahmed Huduti, i njohur si Meddy Huduti, njëherësh edhe djali i Ikballe Hudutit nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri”.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

    Derisa edhe nëna e tij, Ikballe Berisha-Huduti, ka shkruar për vdekjen e tij. Ajo nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka shkruar se djali i saj vdiq pas infektimit me COVID-19.

    “Gëzimi i parë i nanës, biri im, Ahmedi, sonta na la përgjithmonë. Ne të Zotit jemi dhe Atij do t’i kthehemi, po sot, babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me COVID dhe me shtrëngim gjoksi. Por, do të duroj, se Zoti kështu paska desh. Zoti vendosi të më sprovojë edhe me këtë dhimbje që qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund të ekzistojnë në botë. S’keni nevojë për vizitë, ngushëllime në shtëpinë tonë, sepse e gjithë familja jemi keq të sëmurë me virus. Vetëm ju lutemi, bani lutje e kërkim rahmeti për shpirtin e djalit tim, Ahmed, inshallah Zoti e gradon në Xhennet, e shpëton nga azabet e varrit”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!