Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një fëmijë në QKUK, pasi i njëjti po trajtohej për më shumë se dy javë aty.
Fëmija ishte aksidentuar më 27 prill në Pejë, ndërsa dje ka vdekur.
Tutje, Policia bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Rexhë Avdija, Pejë, 27.04.2021-17:00. Me 16.05.2021 lidhur me rastin viktima femër kosovare (fëmijë) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK me dt.16.05.2021 ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.