×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga COVID-19 ish-kryetari i SBASHK-ut

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 12:41

    Ka vdekur në moshën 72 vjeçare, ish kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës që disa ditë ku po luftonte me sëmundjen.


    Shabanaj një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit duke u shquar si profesor shumëvjeçar në Pejë.

    Për disa vite, Shabanaj ishte në krye të SBASHK-ut për të mbrojtur të drejat e punëtorëve të arsimit si kryetar i kësaj organizate.

    Kujtojmë se Shabanaj po luftonte me virusin korona, derisa ditë më parë u kërkua ndihmë për plazmë gjaku të atyre që e kanë kaluar koronavirusin

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!