×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga COVID-19 kuzhinieri i famshëm shqiptar Përparim Babalija

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 8:49

    Ka vdekur nga COVID-19 kuzhinieri më i famshëm shqiptar Përparim Babalija.


    Lajmin në Facebook e ka konfirmuar Mrizi i Zanave, duke shtuar se Babalija ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.

    “Përparim Babalija, një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari COVID-19. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në njoftim.

    Për katër vite ai ka studiuar në “Academie Culinare de France” dhe “Paul Bocuse Institute”, e njëkohësisht ka punuar në restorante të nivelit të lartë Michelin Star, si dhe ka qenë pjesë e Akademisë “Kuchnia Molekularna”.

    Përparimi ka krijuar konceptin e tij mbi kuzhinën, të quajtur Përparim Babalija Concept.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!