×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga COVID 19 pjesëtari i Policisë së Kosovës

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 20:59

    Një tjetër pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka humbur jetën sot nga COVID 19. Bëhet fjalë për policin Selver Maliqi, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë infektimit me coronavirus.


    Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Dardan Maliqi.

    “Të Allah-ut jemi dhe te Allahu do te kthehemi – El Bekare(.)InshAllah Zoti të shpërblen me xhenetin me të lart O BABA JEM e ta bën të mundshme t’i takosh të dashurit e tu atje”, ka shkruar ai në Facebook.

    I ndjeri, Selver Maliqi kohëve të fundit ka qenë duke punuar si hetues në rajonin e Prishtinës.

    Prej se ka shpërthyer pandemia e coronavirusit, rreth 20 pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë humbur jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!