Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, policia rajonale e Ferizajt, ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G, i moshës 19 vjeç, në rrugën “Sali Çeku”, ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese.
Lajmin e ka bërë të ditur për media zëdhënës i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.
I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtejshëm mjekësor është transferuar në QKUK-Prishtinë. Por nga atje, është konfirmuar se personi ka vdekur.
Policia e rendit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krim-teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve, raporton RTK.
Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i nëntë i ndërtesës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që t’i marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.