Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se ka vdekur një i burgorus në qendrën e paraburgimit në Hajvali.
Në raport thuhet se ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes kronike.
“Është raportuar nga QKUK se nga data 17.10.2021 ka qenë i hospitalizuat një person i cili ka qenë duke vuajtur burgun në qendrën e paraburgimit në Hajvali dhe më datë 20.04.2021 i njëjti ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes kronike”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.