×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i burgosur që u dënua për keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 8:03

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë M. H. (1935), i cili po vuante dënimin në Burgun e Dubravës.


    Sipas SHKK, i burgosuri, nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

    “M. H nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK”, thuhet në njoftim.

    I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për Veprën Penale “Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”.

    Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!