×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në rrethana misterioze në Shtime

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 12:04

    Një person hungarez dhe shtetas i Serbisë ka vdekur në mënyrë të dyshimtë gjatë ditës së djeshme në Shtime.


    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, infermierja ka raportuar rastin, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Ankuesja femër K-Shqiptare infermiere, ka informuar se ka vdekur pacienti mashkull hungarez shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!