Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Me date 03.05.2020, rreth ores 17:20, ekipet e emergjences dhe Policia kane shkuar te qendra e studenteve dhe nje person eshte percjell me autoambulance ne drejtim te klinikes emergjente. Njesitet e policisë dhe forenzika kane dale ne vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do te sqarohen rrethanat tjera, ndersa lidhur me gjendjen shendetsore referonju kompetenteve ne QKUK”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net
Mirëpo gazeta online Reporteri.net nga disa dëshimtarë mëson se personi ka vdekur si pasojë e hedhjes nga kati i pestë i njërit prej konvikteve, ku po qëndronte në karantinë.
Gjithashtu mësohet se viktima është i moshës 26-vjeçare.
Reporteri.net do iu sjellë detaje të reja…
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.