×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Vdes Prenk Gjetaj, ish-kryetar i Komisionit për personat e pagjetur në Kosovë

    Reporteri
    22 Qershor 2024 | 11:48

    Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj, njëherit ish kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Njoftimin e ka dhënë kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    TELEGRAM NGUSHËLLIMI

    Me dhimbje të madhe kam marrë lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, atdhetarit e ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj.

    Prenkë Gjetaj ka qenë personalitet i shquar i jetës pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe Kosovë. Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si mësimdhënës e pastaj edhe si kryetar i komunës. Kontribut e angazhim maksimal ka dhënë edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Ai do të mbahet mend si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, me të gjithë e mbi të gjitha i sinqertë e atdhetar. Kjo është një humbje e madhe për familjen Gjetaj, Klinën dhe Kosovën.
    Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Prenkën!

    Në shenjë nderimi e mirënjohje për kontributin e angazhimin e tij për Komunën e Klinës, nesër, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, në orën 10:00, do të mbahet një mbledhje përkujtimore.

    I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!