Ushtari UÇK-së, Nehat Shala nga Kishnareka e Drenasit, ka vdekur ditën e djeshme nga një sulm në zemër.
Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tha fjalë të mëdha për veteranin e UÇK, shkruan Reporteri.net.
Vlen të theksohet se për varrim nuk janë bërë të ditura detajet, duke ditur se Qeveria ka marrë masa që ato të bëhen vetëm nga familja e ngushtë.
Njoftimi i plotë nga Lladrovci:
Lajm i trishtueshëm, sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.
Nehat Shala, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.
Ai ishte i dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.
Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve!
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Nehat Shalën!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.