Dje ka ndodhur një aksident fatal rreth orës 22:40 në rrugën Ferizaj, më saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme, ku si pasojë e këtij aksidenti dy persona janë të vdekur, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime trupore.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Ismet Hashani, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ku shkak i këtij aksidenti ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë duke e humbur kontrollin mbi automjetin. Veturë kjo e cila pastaj ka kaluar në shirtin tjetër të rrugës, shkruan Reporteri.net
Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe Prokurori ku i njëjti ka urdhëruar për personat që kanë humbur jetën të dërgohen për obduksion IML, në Prishtinë.
Tutje z. Hashani, ka thënë se hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq njësitet e trafikut rajonal.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.