Ish-Ministri i Brendshëm, Agim Veliu ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ishte i paguximshëm të marrë vendime të mëdha e të guximshëm, edhe të tilla në luftimin e krimit.
Në T7 ai tha se ka biseduar edhe sy me sy me Kurtin për disa vendime që ai është dashur të pajtohet, por tha se Kurti nuk ka guxuar ta bëjë një gjë të tillë.
Tha se ka edhe komunikime edhe përmes telefonit për këto çështje dhe se në të ardhmen do të flasë.
E quajti mashtrues tipik dhe madje e akuzoi edhe për mos interesim për ta menaxhuar situatën me virusin COVID-19. Veliu bile shtoi se Kurti mori vendime persekutimi, shkruan Reporteri.net.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se ai do të preferonte që të mos ketë zgjedhje në Kosovë.
Veliu tha se pas vendimit të LDK-së për ta rrezuar Qeverinë, ai preferon që të ketë një qeveri të madhe, në të cilën janë të gjithë, madje edhe VV-ja.
“Ta kemi një qeveri kalimtare në të cilën do të përfshiheshin të gjitha partitë, në mënyrë që të tejkalohen disa probleme përfshirë edhe pandemia me coronavirus”, tha ai, teksa shtoi se ky është vetëm propozim personal i tij. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.