×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i tij ishte personi i parë i prekur me coronavirus në Kosovë, flet Don Lush Gjergji

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 13:23

    Don Lush Gjergji, udhëheqës i klerit katolik në Kosovë, u dyshua se mund të jetë i prekur me coronavirus, pasi vëllai i tij ishte personi i parë në Kosovë, i prekur me Covid 19. Por, pas testit ai doli negativ, e tash edhe vëllai i tij 77 – vjeçar është shëruar.


    Rasti i parë me coronavirus në Kosovë u identifikua në Stubëll të Vitisë, ku një 77-vjeçar pas kthimit nga Italia, saktësisht nga Bergamo ku kishte qenë për vizitë, kishte marrë virusin i cili tani ka prekur të gjitha shtetet e botës.

    Don Lush Gjergji në një intervistë të shkurtër për EuroNews Albania, ka folur për herë të parë rreth kësaj teme, ku edhe ka treguar se vëllai i tij Mhilli, dhe familja e tij të cilët gjithashtu ishin të prekur tashmë e kanë kaluar këtë sfidë dhe janë mirë me shëndet, përcjell Reporteri.net.

    “Vëllai im Mhilli pas kthimit nga Italia, nga Bergamo, doli pozitiv me coronavirus. Edhe unë e bëra testin dhe dola negativ. Pas tri javë trajtim, ai u shërua dhe doli negativ. Fatbardhësisht tani edhe familja e tij janë mirë me shëndet”, ka thënë Don Lush Gjergji.

    Ai ka folur edhe për fshatin Stubëll, i cili ishte vendbanimi i parë në Kosovë, që u karantinua. Sipas tij, tani edhe Stublla e ka kaluar sfidën, dhe atje më nuk ka raste të reja me coronavirus. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!