Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që të mbajë interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se në seancën e së enjtes do të kërkojnë kthimin e shtesave për të gjitha kategoritë.
“Mbledhja e kryesisë së Kuvendit vendosi që në seancën e të enjtes të vendoset si pikë e rendit të ditës propozimi i GP të AAK-së për interpelancën që ndërlidhet me vendimin për ‘Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë’. Siç e dini, ne e kemi kundërshtuar vendimin dhe me këtë rast, në seancën e së enjtes do të kërkojmë që shtesat për pensionistë, për profesionistë shëndetësorë, për institucione të sigurisë dhe kategoritë tjera që kanë fituar këto shtesa gjatë pandemisë të rikthehen me shumën e njëjtë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.