×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosen masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 1:09

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur masa të reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë.


    Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, masat e vjetra do të vazhdojnë të zbatohen, derisa atyre do të ju shtohen vazhdimisht ato të reja.

    Në njoftim thuhet se në marrëdhëniet tregtare Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve të tjera në kundërshtim me Kushtetuën e Kosovës e legjislacionin në fuqi, përmbajnë emra të vendeve të Kosovës por jo emrin e shtetit, i referohen Republikës së Kosovës përveçse Republika e Kosovës apo përmbajnë elemente pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

    Këto vendime u morën në mbledhjen e 37-të nga Qeveria në detyrë të shtunën mbrëma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!