×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosen rrethoja te shkolla “Ali Sokoli” në Prishtinë, qytetarët nisin ta shfrytëzojnë mbikalimin e “harruar”

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 8:38

    Ka vite që është ndërtuar mbikalimi te shkolla “Ali Sokoli” në Prishtinë, afër rrethit të Flamurit, por i njëjti asnjëherë nuk është shfrytëzuar.


    Këmbësorët vazhdimisht aty kalojnë rrugën duke rrezikuar jo pak jetën e tyre nga veturat e shumta.

    Por qytetarët më nuk mund të kalojnë këtë rrugë, por tashmë janë të “detyruar” të shfrytëzojnë mbikalimin, pasi janë vendosur rrethoja, shkruan Reporteri.net.

    Pas vendosjes së këtyre rrethojave siç shihet në fotot e realizuara nga Reporteri qytetarët kanë nisur të hypin në mbikalim.

    Megjithatë disa herë është raportuar në media se gjendja e mbikalimit në fjalë është e ttmerrshme, pasi kundërmon dhe është i mbushur me mbeturina. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!