×
  • Lajme
  • Lajme

    Veprim që duhet duartrokitur: Pronari i banesës në Prishtinë njofton qiraxhinjtë se këtë muaj e kanë gratis

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 14:39

    Coronavirusi përveç rrezikut për t’u marrë jetë njerëzve, po shkakton edhe tronditje financiare, sidomos për kategoritë me gjendje të brisht ekonomike. Por, në kohë të vështira dallohen njerëzit e vullnetit të mirë.


    Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prishtinë. Duhet të ketë edhe shumë raste të tjera, por ky është bërë publik në mediat sociale, nga një qiraxhi, i cili ka marrë lajmin e mirë nga pronari i banesës në të cilën ai banon me qira.

    Ai ka publikuar mesazhin telefonik që i ka dërguar pronari i banesës, ku i thotë, se këtë muaj nuk ka nevojë që të paguaj qiranë, shkruan Reporteri.net.

    Coronavirusi në Kosovë, është në ditët e para, dhe pritet që bashkë me rritjen e krizës së të infektuarve, të rritet edhe kriza ku njerëzit nuk do të mund të paguajnë obligimet e tyre mujore, si qira, tatime, shërbime komunale e të rrymës.

    Shteti i Kosovës, ende nuk ka bërë të ditur ndonjë plan konkret për të ndihmuar këto kategori. Duket, se qytetarët janë para shtetit në këtë pikë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!