Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në ditën e flamurit kombëtar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë po luten për shpirtrat e vëllezërve dhe motrave që humbën jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se të bashkuar në solidaritet, si rrallëherë, shqiptarët do t’ja dalin ta kapërcejnë këtë katastrofë dhe të rikthejmë normalitetin për të gjithë qytetarët e prekur.
“Zoti ndihmoftë dhe bekoftë kombin shqiptar në këto kohë të vështira”, ka shkruar Veseli.
Shkrimi i plotë i Kadri Veselit:
Këtë ditë të shënuar të Festës së Flamurit e kalova në mesin e arbëreshëve të Kalabrisë ku edhe i ka rrënjët Rilindja jonë Kombëtare.
Së bashku me ta u lutëm për shpirtrat e vëllezërve e motrave që humbën jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit dhe uruam që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.
Ajo ngjarje e tmerrshme ka tronditur e prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë. Po ashtu, të bashkuar në solidaritet si rrallëherë ne shqiptarët do ia dalim ta kapërcejmë këtë katastrofë dhe të rikthejmë normalitetin për të gjithë qytetarët e prekur.
Zoti ndihmoftë dhe bekoftë kombin shqiptar në këto kohë të vështira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.