Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, ia kujton Kosovës ditët më të rënda për popullin e saj.
Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka shkruar se të qënët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë që përjetuan përndjekjen dhe gjenocidin serb, shkruan Reporteri.net.
Ky është postimi i tij i plotë:
Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, na kujton ditët më të rënda për popullin tonë në fund të shekullit të shkuar, kur kolona të pambarim, me dhimbjen në shpirt, janë larguar dhunshëm nga shtëpitë e veta. Të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë që përjetuan përndjekjen dhe gjenocidin serb.
Ishte fat tragjik për shumë kombe e popuj, andaj kujtojmë dhimbjen, pabarazinë edhe në nivel global, të gjithë ata që u bënë pjesë e fatit tragjik të refugjatit.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1621224818052718/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARB88JL0fqXl4XVW_7l4m_c4ff9ElDoBJVGN5uBL9eKCKUhZf6l3UPR1LpEzF5NutJHSDr-hVbf2f3LF8bDF9UyIgiGq6RNu6VzQRNdjf12q6wpvX-rNfLZBjE0NQpSW-C_ZKyIeAwQ2uc3Eh1FEsyCmzOI5tWB62awfMculp-rWw4d6muXhY-ostj6hqCXUMtx15BwcvMniP4ZtqJ67OJf1MSvrdpaX-Kckeaif_zQEgV2sD_HKvPa2Anle_GbFTIZvAjcKJ8Hsj_8VJrmZnLNj2F5JJtI2jq4s60bK6QfCKKOLwlwbpT-WeHiIC4BTEe7H0sLm2cldos-weDVvKZapKg&__tn__=-R