×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus, t’na e shtojë kujdesin, por jo panikun

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 19:25

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar në Facebook pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë.


    Veseli është shprehur se kjo duhet të na e shtojë kujdesin, por jo panikun.

    Ai gjithashtu ka lutur qytetarët t’i përcjellin e respektojnë udhëzimet e profesionistëve si masa parandaluese ndaj virusit.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Konfirmimi i dy rasteve me coronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre.

    Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetsorë se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!