×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Masakra e Mejës, një nga dëshmitë më të mëdha të krimeve të Serbisë në Kosovë

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 18:09

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar Masakrën e Mejës, me ç’rast thotë se është një nga dëshmitë më të mëdha e makabre të krimeve të luftës. 


    Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se kurrë nuk do të pranon që historia të manipulohet, dhe të fshihen krimet dhe përgjegjësia e shtetit serb për ato si dhe që të njolloset lufta legjitime dhe fisnike e popullit tonë për liri e pavarësi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Masakra e Mejës, e bërë 21 vjet më parë prej forcave ushtarake serbe, është një nga dëshmitë më të mëdha e makabre të krimeve të luftës. Serbia në mënyrë konstante, me të gjitha mjetet dhe me të gjithë njerëzit e saj, po provon të mohojë krimet e luftës që forcat e saj ushtarake kanë bërë në Kosovë.

    Por ne kurrë nuk do të pranojmë që historia të manipulohet. Ne nuk do të lejojmë që të fshihen krimet dhe përgjegjësia e shtetit serb për ato si dhe që të njolloset lufta legjitime dhe fisnike e popullit tonë për liri e pavarësi. Ne nuk do qëndrojmë duarkryq para pandëshkueshmërisë dhe kurrë nuk do të heqim dorë për drejtësi. Prandaj, nisma ime për tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë duhet të marrë miratimin e Kuvendit te Kosovës sa më shpejtë.

    Krimet kundër njerëzimit janë ndër krimet më të rënda të të drejtës ndërkombëtare dhe nuk parashkruhen kurrë. Sipas raportit të fundit të Qendrës Simon Wiesenthal për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Kriminelëve Nazist të Luftës, gjatë vitit të kaluar kanë nisur proceset gjyqësore për tre nazistë që kanë shërbyer në kampet e përqendrimit 75 vjet më parë. Njësoj edhe ne nuk do të ndalemi deri sa t’i nxjerrim para drejtësisë të gjithë kriminelët serbë të luftës që kanë përgjakur popullin tonë.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1572777909564076/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBKNEcpMzRdTsNqrmq5qoomQWDFTH8qhwF0LH8sSTSAULYm4eJXw3_QyshVDgtSey4BTkS97cV2wat1-lZ15adO0Ldo3m1gPg1Iyqxup9-XcXf7B73_a6CaOArqk8_-Zwc_115vXNy8o9-LKrQOO2aKqQRolNAvnZRBTROydxW8mUAvnUDMj0Y-_fTIK7hbGopkeAN9P1Eg2okxX6ybUazRm5iht1iKrxiCMKY2LhGIBEQ2gHX8jVpCvUYSy48ru56OBqFddFhl26g-SNaf2xogiC38X9sAp0qckFN5gZE8_8AstHsKPATkSoe2oIgwW-zyu3dD2PGYFpZWE96SWwkDDg-RET-B3Z9ARg-YFM02GBGLFkG_n3k&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!