×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Veseli: PDK nuk do të ketë iniciativë për ta formuar një qeveri të re

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 21:41

    Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se subjekti i tij në asnjë rrethanë nuk do të inicojë formim të Qeverisë.


    Ai ka folur të hënën në “Debat” te RTK.

    “Nuk e di kush do ta bëjë Qeverinë. PDK-ja nuk do të ketë inicivtivë për formim e Qeverisë. Janë ata të cilët e kanë përgjegjësinë”, ka thënë Veseli, duke kujtuar vitin 2014, kur subjektet e tjera kishin formuar koalicionin VLAN dhe ishin bërë kundër PDK-së. “Zoti është i madh”, ka thënë Veseli.

    Veseli është shprehur se PDK nuk do ta votojë asnjë Qeveri ku nuk është vetë, por mund ta mbështesë Qeverinë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!