Për aksionin e në veri të Mitrovicës është deklaruar edhe kryeparlamentari Veseli, ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës.
Veseli ka përgëzuar policët për kurajën dhe profesionalizmin e tyre gjatë aksionit, si dhe për katër policët e plagosur iu ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Edhe Veseli i fton qytetarët në komunat veriore që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik.
Aksionin e sotëm Veseli e cilëson në të mirë të qytetëve të veriut, pasi që ata sipas tij për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar.
Veseli ka shtuar se Kosovëa është shtet i të gjithë qytetarëve , pa dallim etnie e feje dhe mbetet e angazhuar seriozisht për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj kudo ku jetojnë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.