×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli takon gastronomët: Kuvendi ta miratojë pakon e PDK-së për t’i ndihmuar punëtorët e këtij sektori

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 17:15

    Kreu i PDK-së, Kadri Vesli ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuese nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.


    Veseli ka thënë se situata emergjente e pandemisë dhe masat që janë marrë gjatë kësaj periudhe, e kanë goditur më së shumti sektorin e gastronomisë, duke rrezikuar falimentimin e shumë bizneseve.

    Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë partia e parë që ka vënë alarmin për pasojat e dëmshme ekonomike të pandemisë si dhe ka propozuar një paketë të plotë gjithpërfshirëse, me mbi 320 milionë euro, për të shpëtuar e rimëkëmbur ekonominë.

    Njoftimi i plotë:

    Sot prita në takim Petrit Kllokoqin dhe Sarah Rexhepi Pulën nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, organizatë kjo që përfaqëson bizneset e shumta të kafiterive, klubeve dhe restoranteve. Ky sektor zë një peshë të madhe në ekonominë e vendit duke u radhitur gjithashtu si një ndër punëdhënësit kryesorë. Situata emergjente e pandemisë dhe masat që janë marrë gjatë kësaj periudhe, e kanë goditur më së shumti sektorin e gastronomisë, duke rrezikuar falimentimin e shumë bizneseve.

    Partia Demokratike e Kosovës ka qenë partia e parë që ka vënë alarmin për pasojat e dëmshme ekonomike të pandemisë si dhe ka propozuar një paketë të plotë gjithpërfshirëse, me mbi 320 milionë euro, për të shpëtuar e rimëkëmbur ekonominë. Brenda paketës kemi parashikuar edhe mbështetjen e bizneseve të dëmtuara të gastronomisë, prandaj ajo duhet miratuar sa më shpejt nga Kuvendi i Kosovës. Mirëpo këto biznese kanë nevojë edhe për mbështetjen e të gjithë neve. Prandaj i bëj thirrje diasporës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që të mbështesin turizmin patriotik duke konsumuar kryesisht brenda në Kosovë gjatë sezonit turistik që po afrohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!