Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot të riun nga Malisheva, Albin Bytyqi, i cili është pranuar si kadeti i parë kosovar që do të studiojë në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Veseli thotë se pranimi e tij në këtë akademi prestigjioze, është pasqyrim i bashkëpunimit të ngushtë në mes të SHBA-ve dhe shtetit të Republikës së Kosovës si dhe dëshmi e konsolidimit të ushtrisë së re të vendit tone, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Veselit:
Pata kënaqësinë që të takoja një të ri të talentuar dhe punëtor si Albin Bytyçi, nga Malisheva , i cili është pranuar si kadeti i parë kosovar që do të studiojë në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pranimi e tij në këtë akademi prestigjioze, është pasqyrim i bashkëpunimit të ngushtë në mes të SHBA-ve dhe shtetit të Republikës së Kosovës si dhe dëshmi e konsolidimit të ushtrisë së re të vendit tonë.
Dikur ishin forcat ajrore amerikane që na mbronin e mbështesnin për të fituar lirinë e së shpejti do të kemi forcat tona ajrore për të mbrojtur pavarësinë, me pilotë që do të marrin kualifikimet më të mira amerikane.
Pranimi është meritë e madhe edhe personale e Albin Bytyçit, pasi procesi i përzgjedhjes për këtë shkollë elitare është tejet i vështirë. Përveçse e përgëzova për këtë arritje i dhurova një stemë të UÇK-së, si përkujtim të faktit që Forcat e Armatosura të Kosovës janë trashëgimtare të denja të luftës sonë çlirimtare.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1583964975112036?__xts__%5B0%5D=68.ARARXPa7lhXXkvTCPFmyaQNX-6Qc_s11KQ6S1bxzI8_aZJr0B2Ti4mg5MG-w7ABfaTNPgd6uQVYIzigKO3o3dRM5VCuiKSalgRusPwbqBrDk8mVr3TySE-1ae2TpSkBkrMy4h675GVQCXrYKrLRm0yOCAu2rjFMvyx0pQzG4wfhvLs1pd7M3-zJMiRnL9N7xtIs25vty-DojGQ0iaMfyg5rfnQMk9JiAUl52HoSkG9P9Hp3NM77v1VEbL3zFOZhn74eQNBiobTHGQVQybk6J2r5ZXOykTDcEWS9jPpNqoZMtQECMwnnQy3w_AnQbri8z6ZRHWzlBkmhxX9MnPZ0QbjS6EX4mS0V_QGCBbmigTmxJ9Yv56rhsuFY&__tn__=-R
/Reporteri.net/.