Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për familjen e të riut 26 vjeçar nga Gjilani që vdiq sot në karantinën e qendrës së studentëve.
Veseli ka thënë se i ndjeri ishte nën kujdesin e instituciomeve të shtetit, andaj, ai tha se është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.
Deklarata e plotë e liderit të PDK-së në Facebook:
Ndarja nga jeta në karantinën e Qendrës Studentore, e djaloshit 26 vjeçar nga Gjilani, është shumë e dhimbshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve.
Humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjegjësi shtetërore, duke qenë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit. Andaj, është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.