×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksidentohet Ferrari me vlerë 250 mijë euro

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 22:28

    Sonte rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndodhë një vetaksident trafiku.


    Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

    Vetura e aksidentuar është e markës Ferrati dhe thuhet se vlera e tij është rreth 250 mijë euro.

    “Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

    Në pamjet e siguruara shihet Ferrari i dëmtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!